Politike

‘Ndragheta’ në Shqipëri/ Spiropali: Inkurajojmë prokurorinë që të hetojë nga fillimi deri në fund, por nuk ka prova

25 Janar 2021, 20:11 Nga DOSJA
‘Ndragheta’ në Shqipëri/ Spiropali: Inkurajojmë

TIRANË–  Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se inkurajon SPAK-un që të hetojë nga fillimi deri në fund përgjimet e “Ndraghetës”.

E ftuar në “Çim Peka Live”, Spiropali ka thënë ndër të tjera se prokuroria nuk ka prova pasi sipas saj mafia italiane nuk ka prodhuar asgjë në Tiranë.

“Kjo është përballje me asgjë. Janë fjalë të instrumentalizuara, ju nuk duroni t’i analizoni, le më të prisni gjykatën dhe prokurorinë për të ndarë fjalët nga faktet. Në të gjithë atë dosje, edhe pse nuk jam prokurore, por ato që ju keni nxjerrë si xhevahirë, perla dhe prova të pakundërshtueshme, aty është një zero me xhufkë. Një banalitet i dy delirantëve që komunikojnë me njëri-tjetrin për ëndrrat që kanë mbi lidhjen që duan të kenë në Shqipëri. Mjafton të shohim produktin. Ne nuk mund të gjykojmë as mbi dëshirat dhe as mbi ëndrrat dhe vetëm mbi faktet. Lidhja e tyre nuk ka prodhuar asgjë në Tiranë. Ata këtu në Shqipëri kanë një dyqan rrobash dhe nuk kanë ndërtuar asgjë. Vetëm mafia e prodhuar në Babale mund të prodhojë një gjë të tillë. Darka e drekë mund të kenë ngrënë. Ne inkurajojmë prokurorinë që të hetojë nga fillimi deri në fund,” tha Elisa Spiropali.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali elisa spiropali

Sondazh

Poll