Politike

“Na premtuat që s’do plakeni në politikë”/ Budini ‘thumbon’ Ramën, e pyet për largimin nga politika. Kryeministri

25 Janar 2021, 20:56 Nga DOSJA
“Na premtuat që s’do plakeni në politikë”/

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvillaur një intervistë me pegadogen Belina Budini, e cila e ka pyetur për largimin e tij nga politika shqiptare. Në fund të intervistës, pikërisht në momentin kur numri një i qeverisë, pedagogia i ka kujtuar Ramës se ka premtuar largimin nga politika në një moment kur do të pritet më pak nga të gjithë.

Duke i përmendur edhe “elementin moshë”. Thumbave të Budinit, Rama i është përgjigjur se të gjithë duhet që të presin edhe pak, megjithatë shtoi se do të jetë surprizë.

PJESË NGA BISEDA: 

Budini: Ne po presim atë surprizën prej jush.

Rama: Kë surprizë?

Budini: Ju do të dilni nga politika në një moment kur më pak pritet prej jush. Kur do jetë ky momenti?

Rama: Kjo është e sigurt.

Budini: Kur do dilni?

Rama: Po ta dinit tani, nuk do ishte më surprizë, por do prisni ca.

Budini: Na premtuat që nuk do plakeni në politikë. Edhe mua më duket sikur…

Rama: Sikur jam plakur?

Budini: Në raport me atë që kam përshkruar unë tek kopertina e librit të parë…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belina budini edi rama belina budini edi rama

Sondazh

Poll