Politike

Përgjimet e Ndragheta-s, ambasadori italian: Mbështesim institucionet për hetim të pavarur. Drejtësia të bëjë punën, po

25 Janar 2021, 19:31 Nga DOSJA
Përgjimet e Ndragheta-s, ambasadori italian: Mbështesim institucionet

TIRANË- Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ka reaguar në lidhje me përgjimet e Ndrangheta-s, të cilat, kanë qenë kryefjalë e mediave shqiptare. Bucci, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se shpreh mbështetjen ndaj institucioneve të drejtësisë në Shqipëri të zhvillojnë hetimet në lidhje me përgjimet e Ndrangheta-s, ndërsa ka kërkuar që për këtë ngjarje të mos ndërhyjnë polemikat e instrumentalizuara që nuk ndihmojnë në verifikimin e të vërtetës.

Ndër të tjera, Bucci bën thirrje që gjyqtarët të kryejnë në qetësi punën e tyre, ku ndër të tjera shkruan se të gjithë duhet të angashohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. 

Italia është e do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë“, shkruan Bucci.

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fabrizio bucci ndrangheta ne shqiperi fabrizio bucci ndrangheta ne shqiperi

Sondazh

Poll