Politike

Përmbytjet/ PD sjell denoncimin e banorëve të Torovicës në Lezhë: Askush nuk na ka ardhur në ndihmë as të na shohin

25 Janar 2021, 19:29 Nga DOSJA
Përmbytjet/ PD sjell denoncimin e banorëve të Torovicës

LEZHË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj ka sjellë nga afër shqetësimet e banorëve në Torovicë, që shprehen të indinjuar nga përmbytjet që janë shkaktuar si pasojë e motit të keq. Në një video që ka postuar Metaliaj, banorët shprehen se ndihen të braktisur nga qeveria dhe se shumë shtëpi e prona të tyre janë tashmë nën ujë.

Ndërkohë, ish-deputetja, ka thënë se sikur mos të mjaftonte, braktisja nga institucionet vendore dhe qendrore, banorët banorët po përballen edhe me arrogancën, fyerjet dhe presionin që po u bëhet nga drejtuesit e njësisë administrative.

Postimi i plotë: 

Banorët e Torovicës në Lezhë të përmbytur e të braktisur nga shteti. Ish-deputetja Lindita Metaliaj sjell denoncimin e tyre Banoret e Torovices dhe te Malecajve harrohen dhe prej dy javesh jane nen pushtetin e ujit! Administratori i njesise administrative i fyen dhe ju ben presion ! Pikerisht dy jave me pare Gezim Dushkaj dhe banoret e tjere te Torovices denoncuan tek kryetari Basha situaten e permbytjes dhe pasojat e renda ekonomike qe solli kjo situate . Si te mos mjaftonte braktisja nga institucionet vendore dhe qendrore keta banore po perballen edhe me arrogancen,fyerjet dhe presionin qe po u behet nga drejtuesit e njesise administrative. Askush nuk na ka ardhur ne ndihme dhe as te na shohin-thote Gezimi. Jam gati te kerkoj azil te iki nga ketu dhe te mos i le femijet ne uje-thote ai ,teksa shpjegon edhe fyerjet qe administratori i ka bere .
Skandalet e rilindjes s’ kane fund!
Degjojeni vete .

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lindita metaliaj lindita metaliaj

Sondazh

Poll