Politike

Ademi kritika Qeverisë, nuk po ndihmon të përmbyturit e Shkodrës

25 Janar 2021, 20:07 Nga DOSJA
Ademi kritika Qeverisë, nuk po ndihmon të përmbyturit e

TIRANË– Vijon të jetë e përkeqësuar situata e përmbytjeve në zonën e Shkodrës, më konkretisht në Nën Shkodër. Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për Ora News, kryetarja e kësaj bashkie Voltana Ademi. Ajo tha se problematika më e madhe paraqitet në dy njësi administrative, Anën e Malit dhe Dajç.

Kjo pasi në këto njësi, përmbytjet kanë lënë bagëtitë pa ushqimet e nevojshme për to. Ademi tha gjatë fjalës së saj, se kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Bujqësisë për furnizimin e këtyre zonave me ushqim bagëtish, por deri më tani nuk ka mbërritur asnjë përgjigje prej tyre.

Të gjendur në këto kushte, Ademi tha se kanë vendosur një fond të nevojshëm financiar nga buxheti i bashkisë, për të përballuar këtë situatë emergjente.

“Kemi bërë kërkesë më datë 14 janar për 156 tonë, nuk është furnizuar zona, sot është rritur kërkesa. Ky shërbim menaxhohet nga Ministria e Bujqësisë, prandaj kërkesën ne e kemi bërë kohë më parë, duke parashikuar këtë vështirësi. Sot në kushtet e një përgjigjeje apo angazhimi, kemi mbledhur komitetin e emergjencave civile, në bashkinë e Shkodrës dhe do të vendosim fondet tona në mungesë të një përgjigjeje që ka ministria, sepse nuk kemi mënyrë tjetër për të menaxhuar situatën. Do të fillojmë prokurimin e menjëhershëm. Në njësinë Ana e Malit dhe Dajç dhe kjo nuk lidhet me përmbytjet e Shkodrës por lidhet me të gjitha prurjet dhe shkarkimet e Drinit dhe për rrjedhojë pasojat janë të rënda. Bëhet e vështirë përmirësimi i kësaj situate, sepse uji nuk do të kalojë menjëherë, them se do të ketë një zgjatje të përmbytjeve në territorin e Shkodrës”, tha Ademi.

Marre nga: Oranews

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike voltana ademi voltana ademi

Sondazh

Poll