Politike

Situata e përmbytjeve në disa zona të Kurbinit/ PD: Banorët janë të zhgënjyer nga institucioni vendor

25 Janar 2021, 16:57 Nga DOSJA
Situata e përmbytjeve në disa zona të Kurbinit/ PD: Banorët

KURBIN- Partia Demokratike në Kurbin, në një deklaratë për mediat ka ngitur shqetësimin për situatën e  përmbytjeve në disa zona të Kurbinit, dhe problematikat nga reshjet e ditëve të fundit.

PD shprehet se banorët janë të zhgënjyer nga institucioni vendor, ku shton se pasojat janë të rënda ka prurjet e mëdha nga reshjet e shiut, kanë përmbytur me dhjetra ha tokë bujqësore ndërsa disa banesa janë përmbutyr nga uji.

Ata shprehen se kjo është një situatë e pëhershme dhe e përvitshme, dhe sipas tyre deri më tani nuk është marrë asnjë masë dhe ndërhyerje në parandalimin e përmbyetjeve.

Ndër të tjera PD thotë se qeveria  shqiptare ka nuk ka dhënë mjetet për pastrimin e kanaleve kulluese, ndërkohë që bashkia hesht përballë kësaj situate,edhe pse mjaft nga banorët e zonave të pëmbytura kërkojnë ndërhyerje të menjëhershme.

Kryetarja e bashkisë Kurbin Majlinda Cara në disa raste nuk denjon të përgjigjet banorëve, për problemet e tyre.

PD në Kurbin kërkon nga insitutcionet qeveritare të njihet me situatën e rënduar në disa fshatra të Kurbinit, dhe marrjen e masave pë menjanimin e situatës, duke e konsideruar kryetaren e bashkisë si njeriu që përfitoj mandatin padrejtësisht në zgjedhjet vendore.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike partia demokratike permbytjet ne kurbin partia demokratike permbytjet ne kurbin

Sondazh

Poll