Politike

“Do kem lajme të mira”/ Kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në: Topi është në portën tonë, qëllimi është

25 Janar 2021, 17:05 Nga DOSJA
“Do kem lajme të mira”/ Kryenegociatori i Shqipërisë

BRUKSEL- Kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi gjatë mbledhjes online të Këshillit Kombëtar të Integrimit, ka dhënë shpresa, për sa i përket anëtarësimit në BE. Në fjalën e tij ai u ka bërë thirrje palëve politike, për bashkëpunim, duke theksuar se topi është në portën tonë për sa kohë nuk është në fushën e BE-së. 

Ndër të tjera Mazi ka thënë se qëllimet e tanishme janë miratimi i kornizës negociuese dhe data për të mbajtur Konferenccën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

“Në BE nuk integrohen partitë politike por vendi, të flasim me një zë të vetëm edhe vepra për rrugën në BE. Rezultatet janë domethënëse, topi mbetet në portën tonë për sa kohë nuk kalon në portën e BE-së. Qëllimet e tanishme janë miratimi i kornizës negociuese dhe data për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Besoj se në konferencën tjetër do të kem lajme të mira. Për sa i përket SPAK dhe në lidhje me byronë unë kam dijeni se është raportuar dhe se vijon puna për marrjen e hetuesve përkatës”, tha Mazi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike zef mazi zef mazi

Sondazh

Poll