Bota

Moderna: Vaksina jonë efektive ndaj varianteve të reja të COVID-19

25 Janar 2021, 15:41 Nga DOSJA
Moderna: Vaksina jonë efektive ndaj varianteve të reja të

BRITANI– Kompania farmaceutike Moderna, e cila është një ndër prodhueset e vaksinave anti-Covid, ka deklaruar se vaksina e saj funksionon kundër varianteve të reja të koronavirusit.

Shkencëtarët kanë deklaruar se nevojiten më shumë studime për të konfirmuar se kjo është e vërtetë për njerëzit që janë vaksinuar, shkruan UsaToday.

Varianti i Mbretërisë së Bashkuar tashmë është në më shumë se 21 shtete në të gjithë SHBA dhe ka të paktën 160 raste të tij, ndërsa po përhapet me ritëm të shpejtë edhe në Europë.

Ditën e sotme Fauci tha se është më i shqetësuar për variantin Covid të Afrikës së Jugut, që sipas tij, vaksina është më pak efektive.

Pak ditë më parë, Johnson tha në një konferencë shtypi në Londër se lloji i ri ishte midis 30 dhe 40 përqind më vdekjeprurës, por ai nuk ofroi të dhëna për të mbështetur statistikat e frikshme, ndërsa deklarata e Moderna-s për efektivitetin mbi këtyre lloje variantesh është shpresëdhënëse.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina moderna variantet covid vaksina moderna variantet covid

Sondazh

Poll