Sport

VIDEO / Barça me një tjetër marsh në kampionat

24 Janar 2021, 21:25 Nga DOSJA
VIDEO / Barça me një tjetër marsh në kampionat

SPANJE – Barcelona duket se ka një tjetër ritëm tashmë në kampionat, pasi në këtë javë ka arritur të marrë fitoren e pestë radhazi jashtë fushe. Ata mundën Elshen në fushën e kësaj të fundit me shifrat e pastra 0-2.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 39-të, kur Diego Gonzalez dhe Frenkie De Jong rivalizuan njëri-tjetrin për të marrë autorësinë e golit, por që në fund autorësia i kaloi holandezit. Ishte po ai që dhuroi një asist një minutë përpara fundit të takimit, që u kthye në gol nga Ricard Puig.

Tre pikët e sotme e kanë ngjitur skuadrën e Koeman në vend të tretë me 37 pikë, shtatë më pak se Atletiko Madrid e vendit të parë, që ka luajtur dy takime më pak.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll