Bota

“Askush mbi ligjin”/ Fushatë pa respektuar masat anti-Covid, gjobiten VV, LDK dhe PDK në Kosovë me nga 2000 euro 

25 Janar 2021, 11:21 Nga DOSJA
“Askush mbi ligjin”/ Fushatë pa respektuar masat anti-Covid,

KOSOVË- 3 parti në Kosovë janë gjobitur me nga 2000 euro për shkak të mosrespektimit të masave të vendosura për Covid. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Inspektoriatit në Prishtinë, Adionis Tahiri me anë të një postimi në Facebook.

Ai ka shkruar se partitë që nuk kanë respektuar masat anti-Covid, në momentin që kanë bërë fushatë zgjedhore janë gjobitur me nga 2000 euro secila. Deri tani partitë e gjobitura janë Vetëvendosja, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Gjobat për subjektet politike në Kosovë kanë nisur që nga 11 janari ku për mos respektim të masave anti-Covid janë gjobitur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe LDK nga 2000 euro.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni adionis tahiri gjobiten partite ldk pdk vv adionis tahiri gjobiten partite ldk pdk vv

Sondazh

Poll