Bota

Mënyra e vetme për të zhdukur virusin plotësisht, ekspertët: Duhet të vaksinohen edhe kafshët

25 Janar 2021, 10:30 Nga DOSJA
Mënyra e vetme për të zhdukur virusin plotësisht,

ANGLI- Vaksinimi i kafshëve mund të jetë mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e Covid të njerëzit. Lajmin e ka bërë të ditur Metro, ku shkruan se kjo gjë është deklaruar nga ekspertët e Universitetit të Anglisë Lindore (UEA). Profesori i gjenetikes Cock van Oosterhout tha se vaksinimi i disa kafshëve është i nevojshëm. Më tej ai tha se zhvillimi i diosa vaksinave për kafshët shtëpiake duhet që të konsiderohet si një masë paraprake për të zvogëluar rrezikun e infektimit.

“Nuk është e paimagjinueshme që vaksinimi i disa llojeve të kafshëve të zbutura mund të… jetë i nevojshëm për të frenuar përhapjen e infeksionit. Ka kuptim të zhvillohen vaksina për kafshët shtëpiake,  ashtu si një masë paraprake për të zvogëluar këtë rrezik. Unë mendoj se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është me të vërtetë të konsiderohet zhvillimi i vaksinave edhe për kafshët,” tha ai.

Covid më parë përveç se njerëzve është zbuluar edhe në shumë kafshë shtëpiake, si qen dhe mace.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cock van oosterhout vaksinimi i kafsheve cock van oosterhout vaksinimi i kafsheve

Sondazh

Poll