Bota

Varianti i ri i Covid shfaqet në Serbi, Shqipëria ende asnjë masë për pezullimin e fluturimeve me Beogradin

25 Janar 2021, 11:02 Nga DOSJA
Varianti i ri i Covid shfaqet në Serbi, Shqipëria ende asnjë

SERBI– Virusi “anglez” ka mbërritur shumë pranë Shqipërisë, në Serbi. Këtë e bëri të ditur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se varianti i ri u zbulua te një shtetas i Serbisë, i cili kishte mbërritur në Beograd nga Londra. Por sipas tij, nuk ka vend për panik për shkak se të gjitha kontaktet me të cilat ka qenë udhëtari nga Londra janë izoluar.

Linjat ajrore me Beogradin vijojnë të jenë të hapura, duke rritur rrezikun e mbërritjes së virusit “anglez” edhe në vendin tonë. Fluturimi i fundit Beograd-Tiranë ka qenë dje.

Prej fillimit të këtij muaji vendi ynë ka pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe, ndërsa sipas autoriteteve, në vendin tonë deri më tani nuk është identifikuar asnjë i prekur me virusin “anglez”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni varianti i ri i covid varianti i ri i covid ne serbi varianti i ri i covid varianti i ri i covid ne serbi

Sondazh

Poll