Bota

Kosovë/ Të Martën do të vendoset mbi ankesat e partive politike për mos-certifikimin e listave zgjedhore

25 Janar 2021, 10:22 Nga DOSJA
Kosovë/ Të Martën do të vendoset mbi ankesat e partive

KOSOVË– Të Martën, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të diskutojë vendimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate në lidhje me mos-certifikimin e listave zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në njoftimin e PZAP-it thuhet se  afati i fundit për përgjigjen e këtyre ankesave është 72 orë, sipas Insajderi.

“PZAP-i do t’ju informojë në afatin më të shpejtë të mundshëm për vendimet që do t’i marrë lidhur me apelet e paraqitura nga subjektet politike kundër vendimit të KQZ-së për mos-certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve. Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP që i bie se vendimet do të merren deri nesër me datë 26 Janar 2021”, – thuhet njoftimin.

Vendimi i PZAP-së do të jetë vendimtar dhe do të respektohet nga KQZ.

“KQZ është duke pritur shqyrtimin dhe vendimin e PZAP-së lidhur me ankesat të cilat janë paraqitur në këtë institucion. Siç kemi bërë të ditur edhe më parë, KQZ do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së si dhe Gjykatës Supreme”, – tha zyrtari i këtij institucioni, Valmir Elezi.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll