Bota

Varhelyi në Këshillin Europian: BE qëndron pranë Ballkanit Perëndimor, duhet qajse e shpejt mbi nevojën e vaksinimit në r

25 Janar 2021, 11:09 Nga DOSJA
Varhelyi në Këshillin Europian: BE qëndron pranë Ballkanit

BRUKSEL– Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi informoi se ka ngritur sot shqetësimin në Këshillin Europian për qasjen e Ballkanit Perëndimor në lidhje me sigurimin e vaksinave.

Varhelyi theksoi se është e nevojshme që të sigurohet një zgjidhje e shpejtë dhe efikase në sigurimin e vaksinave për rajonin ballkanik, por gjithashtu garantoi se BE-ja gjithmonë do të qëndrojë pranë partnerëve të saj.

Statusi i Oliver Varhelyi:

Në Këshillin Europian sot për të përfaqësuar Komisionin Europian. Në luftën ndaj COVID-19  BE qëndron pranë partnerëve të saj me Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët. Theksoj nevojën për të siguruar qasje të shpejtë për vaksinat në rajonet Ballkanit Perëndimor dhe Azinë Lindore. Nënvizoj gjithashtu shqetësimet mbi zhvillimet në lidhje me çështjen Navalny.

 

At #FAC @EUCouncil today representing @EU_Commission. In #COVID19 fight #EU stands by its partners in #WesternBalkans & neighbourhood. Stressed the need to ensure swift access to vaccines in #WB & #EaP regions. Also underlined concerns over developments related to #Navalnyi case. pic.twitter.com/HgYBPVwcpb

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) January 25, 2021

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll