Bota

Video/ Shpërthimi i minierës në Kinë, nxirren të vdekur 9 minator, shkon në 10 numri i viktimave

25 Janar 2021, 10:41 Nga DOSJA
Video/ Shpërthimi i minierës në Kinë, nxirren të vdekur

KINË– Kryetari i bashkisë së qytetit Yantai konfirmoi vdekjen e 9 minatorëve nga 10 të mbetur të bllokuar nga një shpërthim i ndodhur më 10 Janar.

Minatorët u bllokuan në minierën Hushan kur hyrja në tunel u shemb pas një shpërthimi, gati 200 metra nën tokë. Të Dielën u çel një ditë shprese pasi 11 persona u nxorën në sipërfaqe. Pamjet televizive treguan se minatori i parë, të cilit i kishin lidhur sytë për ta mbrojtur nga drita, duke u ngritur nga punëtorët e urgjencës brohorisnin.

Rreth një orë pas shpëtimit të tij, 10 minatorë të tjerë u nxorën nga një seksion tjetër i minierës. CCTV tha se njëri prej tyre ishte i plagosur. Disa të tjerë u panë duke ecur vetë, të mbështetur nga punëtorët e shpëtimit, para se të transportoheshin në spital, raporton BCC.

“Nga e diela pasdite deri në këtë pasdite, punonjësit e shpëtimit nuk kanë ndaluar kërkimin dhe gjetën edhe nëntë minatorë të tjerë të bllokuar, të cilët fatkeqësisht të gjithë vdiqën,”– i tha kryetari i bashkisë Yantai Chen Fei të hënën.


(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shembet miniera ne kine shembet miniera ne kine

Sondazh

Poll