Bota

Për herë të parë në historinë e Estonisë, vendoset një grua si kryeministre

25 Janar 2021, 11:03 Nga DOSJA
Për herë të parë në historinë e Estonisë,

ESTONI- Estonia për herë të parë në historinë e saj është bërë me Kryeministre femër. Lajmin e ka bërë të ditur Euronews, ku shkruan se dy partitë më të mëdha në Estoni kanë rënë dakord për të formuar qeverinë e re me në krye të saj Kaja Kallas.

Votimi për anëtarët e qeverisë është bërë ditën e djeshme nga Këshilli i Partisë së Qendrës së Djathtë, nga partia e reformës dhe nga këshilli i partisë së Qendrës. Kaja Kallas, e cila drejton Partinë e Reformës do të marrë pushtetin në Estoni deri sa të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

Të dyja partitë “do të formojnë qeverinë, e cila do të vazhdojë të përballet me krizën e pandemisë, do ta çojë përpara Estoninë dhe do të zhvillojë të gjitha zonat dhe rajonet e shtetit tonë”, janë shprehur partitë përmes një deklaratë të përbashkët.

Qeveria e Kallas pritet që të zvendësojë qeverinë e mëparshme e cila u shpërbë për shkak të në skandali korrupsioni. Menjëherë kryeministri Juri Ratas dha dorëheqjen në 13 janar dhe e la të lirë vendin për zgjedhje.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota juri ratas kaja kallas kryeministrja e estonise juri ratas kaja kallas kryeministrja e estonise

Sondazh

Poll