Bota

Pacolli: Do të ndihmoj financiarisht të akuzuarit e UÇK- së nga Gjykata Speciale për krime lufte

25 Janar 2021, 09:48 Nga DOSJA
Pacolli: Do të ndihmoj financiarisht të akuzuarit e UÇK-

KOSOVË– Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, do t’ju ndihmojë financiarisht të akuzuarve të Gjykatës Speciale, njofton Insajderi.

Aktualisht ndodhen në bankën e të akuzuarit katër ish-anëtarët e UÇK-së, Hashim Thaçi së bashku me Kadri Veselin, kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqin, një figurë e hershme në partinë Nisma Socialdemokrate (NISMA) dhe Rexhep Selimin, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Behgjet Pacolli bëri një deklaratë të Dielën, se të gjithë të akuzuarit për krime lufte të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës meritojnë të ndihmohen nga secili.

“Pa marr parasysh a janë të gjithë miq te mi a jo, ata janë atje dhe përballen me drejtësinë dhe sigurisht që meritojnë të ndihmohen. Edhe publiku e din që kurrë nuk jam tërheq nga këto çështje dhe do të jem prapa atyre që kam thënë. Do të ndihmoj dhe besoj që edhe qytetarët e tjerë do të ndihmojnë”,-  tha ai për lajmi.net.

Pacolli ka pasur një bashkëpunim të gjatë me Hashim Thaçi. Ata të dy bashkë formuan Qeverinë Thaçi 2, por bashkëpunimi i tij me Partinë Demokratike të Kosovës vazhdoi edhe në vitin 2017.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll