Bota

Histori/ Luftanija që nisi luftën midis SHBA-së dhe Spanjës dhe i dha fund kolonisë spanjolle në Kubë

25 Janar 2021, 09:42 Nga DOSJA

SHBA– Gjatë periudhës së pushtimit spanjoll në Kubë, vitet e fundit u pa që Spanja nuk po tregonte interes në të mirë e vendit, duke lënë mijëra njerëz të uritur, pa kujdes shëndetësor. Në vend filluan kryengritjet ndaj kolonëve spanjoll. Kjo pati dhe ndikim në marrëdhëniet ekonomike të SHBA-së me Kubën pasi filloi të ndërpritej edhe tregtia midis dy vendeve, por gjithashtu ndikonte dhe tek jeta e amerikanëve që jetonin në Kubë në atë kohë.

Kjo bëri që më 25 Janar 1898, luftanija amerikane U.S.S. Maine, të hyj në portin e Havanës në Kubë. Ajo që ndodhi me të do të ndizte shkëndijën e luftës ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës. Misioni i anijes ishte të mbronte qytetarët amerikanë dhe pronat e tyre në Havanë kundër dhunës së mundshme gjatë kryengritjes kubane kundër Spanjës. Më 15 shkurt, tri javë pas ankorimit të luftanijes, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm dhe e zjarrit që pasoi, anija Maine u fundos dhe humbën jetën 266 amerikanë. Gazetat amerikane fajësuan për këtë Spanjën dhe nxitën opinionin publik kundër spanjollëve me thirrjen ‘Kujtoni anijen Maine’.

Në fakt, askush nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin. Jo më vonë se dy muaj pas fundosjes së luftanijes Maine në portin e Havanës, Shtetet e Bashkuara dhe Spanja hynë në një luftë që zgjati më pak se 4 muaj.

 

 

Fuqia ushtarako-detare e SHBA-së luajti rol të rëndësishëm në fitoren amerikane. Si pjesë e marrëveshjes së paqes në përfundim të luftës, Spanja hoqi dorë nga kontrolli mbi Kubën. Më 25 janar 1961, miliona amerikanë panë transmetimin e parë të drejtpërdrejtë televiziv të një konference presidenciale shtypi. Presidenti John Kennedy që kishte filluar nga detyra pak ditë më parë, iu përgjigj pyetjeve të reporterëve për rreth 35 minuta.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lufta amerikano-spanjolle lufta amerikano-spanjolle

Sondazh

Poll