Aktualitet

I mituri në gjendje të rëndë! E bëri për spital 13-vjeçarin pas një konflikti fizik, arrestohet 19-vjeçari në Fier

25 Janar 2021, 07:32 Nga DOSJA
I mituri në gjendje të rëndë! E bëri për spital

FIER– Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 13-vjeçari duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka arrestuar të riun në flagrancë. I riu me inicialet E.R u konfliktua fizikisht për motive të dobëta me SH.M, 13-vjeç duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime të rënda në kokë.

I mituri ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit aty ku gjendet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore. 19-vjeçari do të akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 19 vjeç, banues në Strum, Roskovec.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Strum, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin e mitur Sh. M., 13 vjeç, banues në Strum, Roskovec, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.Materialet i kalouan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 19 vjecari ne fier arrestohet 19 vjecari ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2021, 07:15

Titujt kryesorë të portaleve, 25 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë artikull për motin e keq në Shqipëri. Sot disa qytete në vend janë zgjua...