Aktualitet

Përplasi për vdekje këmbësorin në Pogradec dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 22-vjeçari

25 Janar 2021, 07:06 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje këmbësorin në Pogradec dhe u largua

POGRADEC– Personi me inicialet E.J., 22 vjeç, banues në Remenj është vënë në pranga pak orë pasi teksa udhëtonte me mjetin e tij të llojit “Mercedez Benz”, përplasi për vdekje një këmbësor të identifikuar si Pajtim Gjyli.

Dosja.al ka mësuar se 22-vjeçari është ndaluar teksa po lëvizte drejt Korçës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Buçimas, në aksin Pogradec-Korçë. Pajtim Gjyli po lëvizte në këmbë në momentin që u përplas për vdekje nga makina.

Si pasojë e plagëve të marra, ai nuk mbijetoi dot, ndërsa 22-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes për tu vënë në pranga gjatë natës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne pogradec pajtim gjyli aksident me vdekje ne pogradec pajtim gjyli

Sondazh

Poll