Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkomëbtar për korrupsion, arrestohet 59-vjeçari turk në Kukës 

24 Janar 2021, 12:30 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim ndërkomëbtar për korrupsion,

KUKËS– Një 59-vjeçar me origjinë turke , i cili ishte shpallur në kërkim ndrkombëtar është arrestuar ditën e sotme nga policia. Blutë bëjnë me dije se arrestimi i M.Ç, u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Turkmenistanit. Mësohet se ai është ndaluar në hyrje, hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës. Policia bën me dije se ai akuzohet për korrupsion.

NJOFTIMI: 

Vihet në pranga një tjetër  shtetas, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Korrupsioni . Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Turkmenistanit.  Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar: M.Ç,  59 vjeç, me kombësi turke, banues në Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit,  pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit,  ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Korrupsioni”. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik &  Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 59 vjecari ne kukes arrestohet 59 vjecari ne kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 09:13

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit arrest në burg për të ekstrad...