Aktualitet

24 Janar 2021, 09:13 Nga DOSJA

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit arrest në burg për të ekstraduarin nga Bullgaria, për shtetasin turko-shqiptar Rexhep Ipek.

Ndërkohë, mbrojtësit e Rexhep Ipek, Avokat Arbër Hoxha dhe Avokat Dritan Metani, gjatë një kontakti që kanë zhvilluar me mediat janë shprehur se Gjykata duhet të mbante parasysh jo vetëm rrezikshmërinë e faktit, por edhe atë të autorit.

“Gjykata duhet të mbante parasysh jo vetëm rrezikshmërinë e faktit, por edhe atë të autorit, sidomos për fazën proceduriale në të cilën ndodhet procesi dhe ndaj vendimit do ushtrojmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit”.- kanë thënë ata. 

Ipek është ekstraduar nga Bullgaria më 21 Janar të këtij viti, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar në Shtator të 2019, së bashku me 31 persona të tjerë, në kuadër të operacionit Limit. Ipek, ishte personi i fundit që ishte pa u arrestuar dhe tani më pritet gjykimi i tyre ne themel.

Ai akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rexhep ipek rexhep ipek

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 07:27

Titujt e portaleve, 24 janar 2021

TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al në faqe të parë ka lajmin për asksidentin e trefishtë në Fushë-Krujë , k...