Aktualitet

Merrnin nga 1-3 mijë euro për të lejuar ndërtime të paligjshme, GJKKO jep vendimin për kryeinspektorin dhe inspektorin e I

24 Janar 2021, 10:56 Nga DOSJA
Merrnin nga 1-3 mijë euro për të lejuar ndërtime të

TIRANË– Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë ne burg dy inspektorët e IKMT në bashkinë e Kamzës, Dritan Nikoli dhe Ermal Baci.

Burime bëjnë me dije se nga hetimet e kryera nga SPAK dhe Policia, ka rezultuar se të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, u kanë lejuar qytarëve që të bëjnë ndërtime pa leje dhe kjo në këmbim të një shume monetare.

Mësohet, se ata kanë marrë shuma të madha parash, në këmbim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.

Bëhet me dije se inspektoret nuk kanë folur para gjykatës, por sipas SPAK dyshohet se shuma që ata merrnin nga subjektet varionte në 1 deri në 3 mijë euro. Nga hetimet e bëra deri më tani nuk figuron që edhe persona të tjerë të jenë të përfshirë në këtë çështje.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan nikoli ermal baci dritan nikoli ermal baci

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 09:13

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit arrest në burg për të ekstrad...