Aktualitet

I dënuar me 27 vite burg për trafik droge, shqiptari merr vëmendjen e mediave britanike: Poston foto nga qelia, tallet me sis

24 Janar 2021, 12:28 Nga DOSJA
I dënuar me 27 vite burg për trafik droge, shqiptari merr

BRITANI- Shqiptari, Valjet Pepaj, me origjinë nga Shkodra , i cili është dënuar me 27 vite në burg në angli, ka marrë vëmendjen e mediave vendase.

Mediat britanike i kanë kushtuar disa artikujt Pepajt, pasi ky i fundit, përdor një telefon nga qelia për t’u futur në rrjete sociale. Madje ai ka postuar dhe foto në Instagram nga qelia e tij.

Sipas asaj që shkruan Sunday Telegraph Pepaj është dënuar për trafik heroine drejt Britanisë. Ai është dënuar me 27 vite burg nga drejtësia italiane.

Media britanike Sunday Telegraph e konsideron një tallje me sistemin e burgjeve. Ata kanë mundur të zbulojnë se Pepaj fliste përmes Instagram messegenger me vajza të ndryshme të cilave u thoshte se do të dilte nga burgu pas 4 vitesh.

Valjet Pepaj u dënua në 2018 pasi pranoi akuzat për trafik të 50 kg drogë me vlerë 2 milion stërlina. Ai cilësohet si kreu i një organizate kriminale shqiptare që po përpiqej të shtrinte influencën e tij në tregun ndërkombëtar të drogës. Hetimet për bandën shqiptare filluan në janar të vitit 2017, ndërsa në muajt në vijim në shkurt, mars dhe prill të vitit të kaluar Valjet Pepaj dhe Edi Vyzaj nga Shqipëria dhe Gafur Salih e Bastri Nuhi shqiptarë nga Maqedonia janë arrestuar dhe sot janë dënuar.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet valjet pepaj valjet pepaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 09:13

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit arrest në burg për të ekstrad...