Aktualitet

Grabitet farmacia në Tiranë hajduti i drejton armën lodër punonjëseve, ato i japin të gjithë xhiron ditore

24 Janar 2021, 11:44 Nga DOSJA
Grabitet farmacia në Tiranë hajduti i drejton armën lodër

TIRANË- Një farmaci në kryeqytet është grabitur mbrëmjen e së enjtes, ku një person, i cili uk është identifikuar ka kërcënuar me një armë lodër punonjësit , ku këto të fundit nga frika, i kanë dhënë të gjithë shumë e parave që kishin.

Burime për Faxweb,  ngjarja ka ndodhur në një farmaci në bulevardin Zhan D’Ark në orët e mbrëmjes.

Shuma e parave të marra nga ana e grabitësit ka qenë xhiroja ditore e farmacisë. Mësohet se grabitësi fillimisht, ka hyrë në ambientet e farmacisë, më pas ka nxjerr një objekt në dukje armë zjarri, por që nga këqyrjet ka rezultuar armë lodër, çakmak.

Pasi ka nxjerrë armën lodër ai ka kërcënuar dhe kanosur shitësin në mënyrë që të mos bënte zë dhe të merrte vlerën monetare që ishte gjendje. Pasi ka marrë shumën e parave ai është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja është raportuar menjëherë në polici, ku kjo e fundit, menjëherë ka bërë sekuestrimin e dhjetra kamerave të sigurisë për të zbuluar kush është grabitësi dhe itinerarin e largimit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet farmacia ne tirane grabitet farmacia ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 09:13

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit arrest në burg për të ekstrad...