Aktualitet

Kontrabandë me mallra nga aeroporti i Rinasit, Gjykata jep masën “detyrim paraqitje” për 9 të arrestuarit (EMRAT)

24 Janar 2021, 10:44 Nga DOSJA
Kontrabandë me mallra nga aeroporti i Rinasit, Gjykata jep masën

TIRANË- U është dhënë masa “detyrim paraqitje” 9 personave të cilët u kapën me kontrabandë mallrash në Rinas.

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar këtë masën për Byordi Kasmi, Alkida Lazri, Qani Lazri, Lonora Legisi, Altin Legisi, Baftjar Kazia, Theodhor Naçi, Muhamet Liçaj dhe Edlira Saliaj.

Nëntë personat u arrestuan në operacionin e koduar “Rinas Ekspres”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Pas hetimeve të kryera më parë dhe informacioneve të grumbulluara u bë e mundur që tregtarët e sipërpërmendur të kapeshin në flagrancë në rrugën Rinas-Kashar, duke transportuar mallra kontrabandë.

Ata e kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke mos e deklaruar mallin dhe duke shmangur tërësisht detyrimet doganore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi të konsiderueshme veshmbathjesh, këpucë, një sasi aparatesh celularë dhe tre automjete që transportonin mallrat kontrabandë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e tiranes gjykata e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 09:13

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit arrest në burg për të ekstrad...