Aktualitet

Përgjimet e Ndraghetës/ SPAK do kontaktojë me autoritetet italiane

24 Janar 2021, 10:41 Nga DOSJA
Përgjimet e Ndraghetës/ SPAK do kontaktojë me autoritetet

TIRANË– SPAK do kontaktojë me autoritetet italiane, nw lidhje me përgjimet e antimafias italiane, ku u arrestuan  rreth 50 persona, qw ishin pjesw e të grupit mafioz “Ndragheta”, nw mesin e tyre dhe 7 shqiptarw.

Prokuroria e Posaçme ka bwrw me dije se autoritetet tona kanë nisur kontaktet me homologët e tyre italianë për të mësuar mbi personat që kanë dalë në këto përgjime.

Sipas SPAK-ut, pasi ato të njihen me dosjen dhe nëse do ketë diçka në lidhje me Shqipërinë dotë vendoset nëse në vendin tonë do nisin apo jo hetimet. Dosja në vendin fqinj ka në qendër të saj përgjimet e sekserit të akuzuar të Ndragheta-s, Antionio Gallo. Disa prej të akuzuarve janë shqiptarë, ndërsa Antonio Gallo, veç të tjerash ka një biznes në zonën e ish bllokut në Tiranë.

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet megaoperacioni ne itali ndrangheta ne shqiperi megaoperacioni ne itali ndrangheta ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 09:13

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit arrest në burg për të ekstrad...