Aktualitet

E rëndë në Bulqizë! Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, arrestohet 41 vjeçari, Latif Xheleshi

24 Janar 2021, 09:16 Nga DOSJA
E rëndë në Bulqizë! Ushtroi dhunë fizike ndaj

LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku 41-vjeçari, Latif Xheleshi, ka rrahur me dru nënën e tij. Policia bën të ditur se si pasojë e plagëve të marra e dhunuara ka përfuduar në spital, po për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku gjatë kontorllit fizik të 41-vjeçarit, i janë gjetur dhe dy thika në brez.

Njoftimi i policisë: 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë , menjëherë pas njoftimit të marrë se në një banesë djali po dhunonte nënën duke i rrezikuar jetën , menjëherë kanë shkuar në adrësën e dhënë duke bërë neutralizimin dhe prangosjen e personit, i cili në momentin e kapjes nga policia, gjatë kontrollit fizk ju gjetën në trup edhe dy armë të ftohta thikë. Në pëfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi : LXh., 41 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë. Ky shtetas në banesën e tij është konfliktuar me nënën duke e dhunuar e goditur në trup me një send të fortë (dru) e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 41-vjecari ne bulqize arrestohet 41-vjecari ne bulqize

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 09:13

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit arrest në burg për të ekstrad...

Aktualitet 24 Janar 2021, 07:27

Titujt e portaleve, 24 janar 2021

TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al në faqe të parë ka lajmin për asksidentin e trefishtë në Fushë-Krujë , k...