Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ngacmoi seksualisht dy të mitur, ekstradohet nga Greqia ish-trajneri i futbollit

24 Janar 2021, 08:50 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ngacmoi

TIRANË– Ish-trajneri i futbollit Sokol Metaj, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitur, një prej të cilëve e kishte edhe nxënës së tij, është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia. Policia bën të ditur se Metaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Ekstradimi i tij është bërë nga Interpol Tirana së bashku me homologët grekë.

NJOFTIMI:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve. Në vijim të bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, si rezulat i shkëmbimit të informacionit është vënë në pranga në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.

Ngjarja për të cilën Metaj është dënuar ka ndodhur me 15 nëntor 2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë. I dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur në automjetin e tij, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sokol metaj sokol metaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 07:27

Titujt e portaleve, 24 janar 2021

TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al në faqe të parë ka lajmin për asksidentin e trefishtë në Fushë-Krujë , k...