Tentuan të grabisnin një dyqan celularësh në Fier dhe u përplasën fizikisht me një polic, arrestohen në flagrancë dy pe
24 Janar 2021, 08:17Nga DOSJA
FIER- Gëzim Fejzulla dhe Ermal Gremi janë vënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi tentuan që të vidhnin me thyerje një dyqan celularësh në qytetin e Fierit, një javë më parë.
Policia ditën e sotme ka bërë të ditur se në bazë të operacionit të koduar ‘Agimi” ka zbardhur ngjarjen, sakaq në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, të cilët mendohen si bashkëpunëtorë në ngjarje.
Blutë bëjnë me dije se gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë, i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre tip “Ford” mjetin privat të punonjësit të policisë. Ndërkohë, mësohet se në cilësinë e provës janë sekuestruar automjeti tip “Ford” i cili nga hetimet e kryera rezulton se është vjedhur në Tiranë në datë 13.12.2020 nga këta shtetas si dhe 6 aparate celularë.
NJOFTIMI:
Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja me thyerje e mbetur në tentativë e dyqanit të celularëve ndodhur 1 javë më parë në Fier. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agimi”. Bijen në prangat e policisë dy prej autorëve, shpallen në kërkim dy autorë të tjerë. Në vijim të punës intensive dhe veprimeve operative hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur orët e para të mëngjesit të datës 17.01.2021, ku u tentua të vidhet me thyerje dyqani i celularëve në pronësi të shtetasit R. C., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u realizua me sukses operacioni policor i koduar “Agimi”. Në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur identifikimi i autorëve dhe ndalimi i dy prej tyre, shtetasve G. F., 32 vjeç, banues në Peshtan, Fier, (i dënuar më parë për vjedhje) dhe E. G., 26 vjeç, banues në Zhupan, Fier. U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy autorëve të tjerë, shtetasve A. F., 32 vjeç, banues në Peshtan i Vogël dhe G. B., 33 vjeç, banues në Fier. Gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre tip “Ford” mjetin privat të punonjësit të policisë. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Ford” i cili nga hetimet e kryera rezulton se është vjedhur në Tiranë në datë 13.12.2020 nga këta shtetas. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 6 aparate celularë. Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera nga ky grup kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëpunim.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al në faqe të parë ka lajmin për asksidentin e trefishtë në Fushë-Krujë , k...
ITALI- Aeroporti në Lamezia Terme, Kalabria, u ndërtua në vitet 1970, ka dritare të rrumbullakëta që ngjasojnë me gropa të mëdha. Parkingu nuk është ndërtuar m...
ITALI– ‘Bëmat’ e Besnik Halilit, presidentit të grupit Sol në Shqipëri, që është njëherazi bashkëshorti i Luneda Sufalit, ish-drejtoreshës së Lojërave të Fatit,...
TIRANË- Ambasada ruse në Shqipëri e ka konsideruar si provokim deklaratën e Kreut të AAk-së, Ramush Haradinaj, për të bashkuar Kosovën dhe Shqipërinë. Në n...
TIRANË– Europarlamentari Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favor...
VLORË– Policia e Vlorës ka publikuar njoftimitn zyrtar për plagosjen e ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme. Në njoftim bëhet me dije se ka mbetur i pla...