Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut, erozioni rrezikon lagjen Varosh në Lezhë 

24 Janar 2021, 08:30 Nga DOSJA
Reshjet e dendura të shiut, erozioni rrezikon lagjen Varosh në

LEZHË- Për shkak të resjeve të shumta që kanë përfshirë sërish vendin, në qarkun e Lezhës ka pasur rrëshqitje dherash, ku më problematike, mbetet lagjja Varosh të Lezhës, ose siç njihet ndryshe lagjja e spitalit. Mësohet se në këtë lagje ka pasur rrshqitje të shumta të dherave, sakaq banorët i frikësohen erozionit që mund të shkatërrojë banesat e tyre, ndërsa shprehen se nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet.

“Këtu është problem për ta mbaruar shpejt, por ende s’kanë ndërhyrë.. Ka 15 vjet janë bërë blindat janë futur hekurat në tokë, në njërën anë të kodrës, në anën tjetër jo. Po presim kur të vendosë qeveria”, shprehet një banor.

Ndërkohë, Prefekti i Lezhës në një intervistë për ReportTv, shprehet se nga pikëpamja gjeologjike e gjithë zona në lagjen “Varosh” është problematike dhe nuk duhet të ishte lejuar ndërtimi i shumë objekteve në këtë zonë.

“Ka një rrëshqitje në një tokë në të cilën s’duhet të ishte lejuar të ndërtohej pasi nga pikëpamja gjeologjike është formacion rrëshqitës. Ky alarm për këtë territor është dhënë prej 20 vitesh, unë theksoj se territori është i rrezikshëm, nuk duhet lejuar formalizimi i këtyre shtëpive”, shprehet Gjok Jaku Prefekt i Qarkut Lezhë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 07:27

Titujt e portaleve, 24 janar 2021

TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al në faqe të parë ka lajmin për asksidentin e trefishtë në Fushë-Krujë , k...