Aktualitet

Shi e borë në Qarkun e Korçës, akset rrugore Dardhë e Boboshticë të kalueshme vetëm me zinxhirë, në disa zona mungon

24 Janar 2021, 08:12 Nga DOSJA
Shi e borë në Qarkun e Korçës, akset

KORÇË- Në qarkun e Korçës situata e motit paraqitet normale. Mësohet se reshjet e shiut gjatë natës kanë qenë me intensitet mesatar dhe në zonat malore, ka pasur reshje dëbore,  ku trashësia e borës së rënë arrin deri në 10 cm.

Ndërkohë, sipas një njoftimi të bërë nga Policisë Rrugore. Mësohet se aktualisht,  rrugët përgjithësisht janë të hapura dhe të kriposura, ndërsa në Dardhë e Boboshticë rekomandohen zinxhirë apo goma dimërore. Sakaq mësohet se në disa zona ka probleme me furnizimin e energjisë elektrike.

NJOFTIMI: 

Në Qarkun e Korçës, gjatë gjithë natës ka patur rreshje shiu me intesitet mesatar, dhe mbi 1300 m ka patur rreshje debore ku trashësia e saj eshte 5-10 cm. Aktualisht rreshje nuk ka. Gjendja e rrugëve nacionale dhe atyre rurale në përgjithësi paraqitet e mirë. Të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura. Në aksin K/Boboshticë-Dardhë nga km 8 deri në km 14 , në orët e para të mengjesit lëvizja e mjeteve rekumandohet me zinxhir, ose goma dimërore. Ne furnizimin me energji elektrike, aktualisht ka probleme në fidrin nr 6, te Mollasit, bashkia Kolonje. Probleme me energjine  ka dhe zona e Vithkuqit.Nga OSHEE po punohet për riparimin e defektit dhe ne kete fider.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti ne korce moti ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2021, 07:27

Titujt e portaleve, 24 janar 2021

TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al në faqe të parë ka lajmin për asksidentin e trefishtë në Fushë-Krujë , k...