Sport

VIDEO/ Atalanta zbret me këmbë në tokë Milanin, Inter nuk shfrytëzon hapin e gabuar të kuqezinjëve

23 Janar 2021, 19:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Atalanta zbret me këmbë në tokë Milanin, Inter nuk

ITALI– Kanë përfunduar dy takimet e javës së 19-të të Serie A. Milan merr një humbje me shifrat 3-0 përballë Atalantës, ndërsa Inter bllokohet në një 0-0 përballë Udineses në Friuli.Milan gjeti përballë një skuadër të mirorganizuar dhe shumë cinike në daljet në sulm, e cila me plot autoritet triumfoi.

Takimin e zhbllokoi Romero në minutën e 26-të, ndërsa Ilicic shndërroi në gol një 11-metërsh të shkaktuar nga Frank Kessie në minutën e 53-të.Bergamaskët nuk hoqën dorë nga loja sulmuese edhe pse ishin në epërsi të dy golave dhe kjo strategji u dha të drejtë, teksa pas disa rasteve të humbura shënuan të tretin me Duvan Zapatan në minutë ne 77-të, duke mbyllur përfundimisht sfidën.

Zikaltërit pavarësisht dominimit nu kia dolën të shënonin qoftë një gol. Vazhdon të ketë probleme para portës Lautaro Martinez, por mundësitë për të shënuar i patën edhe Barella e Hakimi, që nuk u treguan sa duhet të saktë në finalizimin.Interi e mbyll fazën e parë të Serisë A në vendin e dytë me 41 pikë, dy më pak se rivalët ndërqytetas (Milani), që u gjunjëzuan nga Atalanta.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta inter milan atalanta inter milan

Sondazh

Poll

Sport 23 Janar 2021, 15:42

Arsenali merr goditjen e rradhës

ANGLI – Arsenali me sa duket nuk ka ndërmend të dalë nga kriza. Topçinjtë u eliminuan në raundin e 1/16-tave të “FA Cup”, sot teksa u mposhtë...

Sport 23 Janar 2021, 15:27

Milani tashmë me sulmues këngëtar

ITALI – Kur gjërat shkojnë mirë në karrierë, ke kohë edhe të merreshme hobit e tua, kështu ndodh edhe me yllin e Milanit, i cili paralel me futbollin merr...

Sport 23 Janar 2021, 15:07

ITALI-Carlo Ancelotti ishte mysafir i “Deejay Football Club”, drejtuar nga Fabio Caressa dhe drejtori i Corriere dello Sport Ivan Zazzaroni. Trajneri i Everton ...