Sport

Pas ndeshjes në Kupë, Spezia ia “nxin jetën” edhe një herë Romës, 7 gola në Olimpico, por në fund fiton…

23 Janar 2021, 16:09 Nga DOSJA
Pas ndeshjes në Kupë, Spezia ia “nxin jetën” edhe

ITALI– Eleminimi nga Kupa e Italisë pikërisht nga Spezia, mund të pasonte edhe në kampionat. Për javën e 19-të të Serie A, dy skuadrat u përballën sërisht, ndërsa duhet thënë se verdhekuqtë fituan vetëm në frymën e fundit me shifrat 4-3. Pjesa e parë u mbyll barazim 1-1, teksa golit të Mayoral në minutën e 17-të, iu përgjigj Piccoli në të 24-tën.

Në të dytën Roma u kthye me vrull duke gjetur dy gola të shpejtë me Mayoral dhe Karsdorp në minutat 52’ dhe 54’. Verdhekuqtë lëshuan shumë terren dhe skuadra mike arriti të barazonte me Farias në minutën e 59-të dhe Verde në të 90-tën.

Gjithsesi, sapo nisi koha shtesë, verdhekuqtë shënuan golin e fitores me Pellegrinin, i shërbyer me qetësi në zonë nga Perez. Marash Kumbulla luajti për 90 minuta në këtë takim,ndërsa për Spezian Ardian Ismajli qëndroi në stol.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport marash kumbulla roma spezia marash kumbulla roma spezia

Sondazh

Poll

Sport 23 Janar 2021, 15:42

Arsenali merr goditjen e rradhës

ANGLI – Arsenali me sa duket nuk ka ndërmend të dalë nga kriza. Topçinjtë u eliminuan në raundin e 1/16-tave të “FA Cup”, sot teksa u mposhtë...

Sport 23 Janar 2021, 15:27

Milani tashmë me sulmues këngëtar

ITALI – Kur gjërat shkojnë mirë në karrierë, ke kohë edhe të merreshme hobit e tua, kështu ndodh edhe me yllin e Milanit, i cili paralel me futbollin merr...

Sport 23 Janar 2021, 15:07

ITALI-Carlo Ancelotti ishte mysafir i “Deejay Football Club”, drejtuar nga Fabio Caressa dhe drejtori i Corriere dello Sport Ivan Zazzaroni. Trajneri i Everton ...