Sport

5 gola të Frankfurtin në transfertë. Volfsburg fiton ndaj Leverkusen, Lajpsig “KO”!

23 Janar 2021, 17:10 Nga DOSJA

GJERMANI – Befasitë nuk kanë munguar në javën e 18-të të Bundesligës. E tillë ishte humbja e Lajpsigut, që për çudi u mund 3-2 nga Mainz, i parafundit në renditje. Një “KO” që mund ta largojë më tepër nga Bayern Mynih, i cili do të luajë nesër ndaj Shalke 04.

Bayer Leverkusen shpëtoi nga një humbje në shtëpi kundër Volfsburgut, teksa fitoi 1-0 falë golit të Baku. Ndërkohë, nuk pati probleme për Frankfurtin, i cili e mposhti Bielefeld me rezultatin 5-1. Nga tri pikë morën edhe Freiburg, i cili mundi 2-1 Stutgartin dhe Augsburg që triumfoi 2-1 ndaj Union Berlin.

Ja dhe rezultatet teknike të javës së 18-të të Bundesligës

M’Gladbah-Dortmund 4-2

Augsburg-Union Berlin 2-1

Bielefeld-Frankfurt 1-5

Freiburg-Shtutgart 2-1

Leverkusen-Volfsburg 0-1

Mainz-Lajpsig 3-2

Në orën 18:30, Hertha Berlin do të përballet me Verder Bremenin, ndërsa nesër do të luajnë Shalke 04-Bayer Mynih (15:30) dhe Hofenheim-Këln (18:00)

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern mynih bundesliga java e 18-te lajpsig befason shalke 04 bayern mynih bundesliga java e 18-te lajpsig befason shalke 04

Sondazh

Poll

Sport 23 Janar 2021, 15:42

Arsenali merr goditjen e rradhës

ANGLI – Arsenali me sa duket nuk ka ndërmend të dalë nga kriza. Topçinjtë u eliminuan në raundin e 1/16-tave të “FA Cup”, sot teksa u mposhtë...

Sport 23 Janar 2021, 15:27

Milani tashmë me sulmues këngëtar

ITALI – Kur gjërat shkojnë mirë në karrierë, ke kohë edhe të merreshme hobit e tua, kështu ndodh edhe me yllin e Milanit, i cili paralel me futbollin merr...

Sport 23 Janar 2021, 15:07

ITALI-Carlo Ancelotti ishte mysafir i “Deejay Football Club”, drejtuar nga Fabio Caressa dhe drejtori i Corriere dello Sport Ivan Zazzaroni. Trajneri i Everton ...