Politike

Partia Demokratike i përgjigjet Veliajt: Nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor, po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo

23 Janar 2021, 15:03 Nga DOSJA
Partia Demokratike i përgjigjet Veliajt: Nuk kemi frikë nga asnjë

TIRANË– Partia Demokratike është shprehur se nuk ia ka frikën asnjë lloj procesi gjyqësor.

Vetëm vetëm pak minuta pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se do të padisë në gjykatë Grida Dumën për shpifje, selia blu në një deklaratë zyrtare shprehet se ky process po bëhet për të imponuar heshtjen e opozitës.

Në reagim, PD-ja shton se qëllimi i vetëm i kësaj partia është interesi publik i qytetarëve.

Reagimi i Partisë Demokratike

Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën. Qëllimi i vetëm i tyre është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje. Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve. As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën.

Pak më herët, Veliaj deklaroi se do të padisë në gjykatë Grida Dumën për shpifje. Duma u shpreh në një deklaratë për shtyp se përgjimet e publikuara nga media këto ditë, ku bënin pjesë anëtarët e klanit mafioz “Ndrnagheta”, konfirmojnë sipas saj, se Erion Veliaj dhe Edi Rama po e përdorin Tiranën si lavatriçe për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj grida duma megaoperacioni ne itali ndrangheta ne shqiperi veliaj padit dumen erion veliaj grida duma megaoperacioni ne itali ndrangheta ne shqiperi veliaj padit dumen

Sondazh

Poll

Politike 23 Janar 2021, 12:26

TIRANË– Përgjimet e grupit ‘Ndragheta’ kanë nxjerrë në dritë emra të njohur të politikës italiane, biznesmenë si dhe persona shumë të rëndësishëm në vendin...