Politike

23 Janar 2021, 12:26 Nga DOSJA

TIRANË– Përgjimet e grupit ‘Ndragheta’ kanë nxjerrë në dritë emra të njohur të politikës italiane, biznesmenë si dhe persona shumë të rëndësishëm në vendin tonë. Në përgjimet që u bënë publike u përmend ‘presidenti’, ‘kryetari i bashkisë’, duke lënë hije dyshimi se të përfshirë në skemën e korruptimit mund të jenë dhe pushtetarët tanë.

Partia Demokratike ka reaguar për përgjimet me anë të ish-deputeteve, Jorida Tabakut dhe Grida Dumës. Tabaku, me anë të një postimi shprehet se kjo është qeveria më e korruptuar në historinë e Shqipërisë. Ndër të tjera ajo shkruan se megaoperacioni i autoriteteve italiane ka zbuluar se në Shqipëri është një kompani që kryen pastrim parash dhe mbi të gjitha kryen lidhjen mes qeverisë shqiptare dhe figurave të grupeve mafioze! Nga ana tjetër Duma nëpërmjet një deklarate për mediat u shpreh se pas Saimir Tahirit, në rrjetën e Antimafias Italiane ka rënë Erion Veliaj. Ajo shtoi se përgjimet të publikuara nga media këto ditë, konfirmojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama po e përdorin Tiranën si lavatriçe për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit.

Erjon Veliaj gjithashtu i komentoi përgjimet që kanë dalë në media të Ndraghetës, aty ku dhe përmendet kryetari i Bashkisë, që çon në dyshimet se flitet për të. Veliaj u shpreh se gjatë kësaj fushate do të dëgjohen çudira e se mund ta bëjnë shok çerdhje dhe me Eskobarin. Në përgjime biznesmenë të lidhur me Ndraghetan janë kapur duke biseduar me njëri-tjetrin për takime me Veliajn, me qëllim që ky i fundit ti favorizojë në ndërtimin e kullave shumëkatëshe në Tiranë, në këmbim të 20 përqindshit të vlerës së ndërtimit.

Ndërsa presidenti Meta nga Durrësi nuk zgjodhi që të prononcohej gjatë për temën ‘e nxehtë’ mirëpo u mjaftua duke thënë: Pastrimi i parave është i njohur në vend e se nëse ka ndodhur në Shqipëri atëherë duhet të trajtohet nga institucionet shqiptare.

Megaoperacioni i autoriteteve italiane ka zbuluar se në Shqipëri është një kompani që kryen pastrim parash dhe mbi të gjitha kryen lidhjen mes qeverisë shqiptare dhe figurave të grupeve mafioze. Biznesmeni Besnik Halili së bashku me figura të tjera të njohura në shtetin italian kanë dalë në dritë pas përgjimeve që u nisën nga finalizimit i megaoperacionit italian. Falë aksionit policor u vuri në pranga 50 persona, biznesmenë, e anëtarë të klanit Ndrangheta që kishin lidhje me qeveritarë e biznesmenë në Shqipëri. Të gjithë akuzohen se janë pjesë e një afere korruptive prej 250 milionë eurosh.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj grida duma ilir meta jorida tabaku megaoperacioni ne itali erjon veliaj grida duma ilir meta jorida tabaku megaoperacioni ne itali

Sondazh

Poll