Politike

“Edhe 92 ditë larg ndryshimit”, Kryemadhi takim me banorët e Zall Bastarit: Rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tër

23 Janar 2021, 13:55 Nga DOSJA
“Edhe 92 ditë larg ndryshimit”, Kryemadhi takim me banorët

TIRANË– Ditën e sotme, ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e Zall Bastarit. Kryemadhi u shpreh  se edhe 92 ditë janë larg ndryshimit  situatës që po kalojnë qytetarët sot.

Ajo ngriti akuza për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, teksa tha se ka zgjedhje selektive nga njësitë administrative. Sipa saj çështja e tërmetit është kthyer në dy standarte, ku të parët që përfitojnë janë ata që janë lidhur me drejtuesit e bashkive.


Ne dhe 92 ditë na ndajnë nga gjithë ai proces që është shumë i rëndësishëm për sa i përket ndryshimit të të gjithë situatës dhe nga problemet kryesore që ka çdo qytetar. Në Tiranë ke taksat shumë të larta, kosto e jetesës është shumë e lartë, çmimi i lartë i naftës, po kështu mungesa e infrastrukturës dhe e ndihmës së shtetit, qoftë në shërbimin mjekësor, qoftë në arsim, e ndiejnë dhe banorët e Zall Bastarit. Apo edhe për urat, që bëjnë lidhjen e fshatrave dhe që garantojnë shitjen e prodhimit, apo funksionimin e një biznesi e të tjera me radhë.
Ashtu sikurse po përsëri çështja e tërmetit është kthyer në një çështje me dy standarde. Një standard tjetër është për sa i përket atyre që janë të lidhur me drejtuesin e Njësisë Administrative, Bashkinë apo një strukturë politikë, kur ndërkohë të gjithë qytetarët që në momentin që paguajnë taksa në mënyrë të barabartë, edhe shteti duhet të jetë i barabartë me ta. Ashtu sikurse përzgjedhjen selektive të banorëve të cilët kanë të bëjnë me ndërtimin apo ndihmesën për shkak të rindërtimit, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, por edhe t’i evidentojmë, në mënyrë të tillë që ne t’u japim shansin dhe mundësinë të gjithë njerëzve për t’u përfshirë dhe për të marrë atë ndihmë që u takon nga shteti”, tha Kryemadhi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi takim ne zall bastar monika kryemadhi takim ne zall bastar

Sondazh

Poll

Politike 23 Janar 2021, 12:26

TIRANË– Përgjimet e grupit ‘Ndragheta’ kanë nxjerrë në dritë emra të njohur të politikës italiane, biznesmenë si dhe persona shumë të rëndësishëm në vendin...