Politike

Manastirliu: Parapaguam 3.9 milion dollarë te COVAX, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksi

23 Janar 2021, 13:04 Nga DOSJA
Manastirliu: Parapaguam 3.9 milion dollarë te COVAX, Shqipëria

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka ndarë me qytetarët një lajm të mirë. Manastirliu shkruan në Twitter se kanë parapaguar 3.9 milionë dollarë te COVAX për sigurimin e vaksinës anti covid. Më tej Ministrja bën të ditur se tashmë Shqipërisë iu është hapur një dritare për sigurimin e dozave të vaksinës.

‘Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës #antiCOVID nëpërmjet mekanizmit #COVAX‘- shkruan Manastirliu.

Prej 13 ditësh vaksinimi kundër Covid ka nisur në Shqipëri. E para që mori vaksinën ‘Pfizer’ ishte mjekja Najada Çomo, më pas kryeministri Edi Rama, për ti lënë radhën mjekëve që ndodhen në frontin e parë të luftës duke ndihmuar pacientët që të shërohen nga virusi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Politike 23 Janar 2021, 12:26

TIRANË– Përgjimet e grupit ‘Ndragheta’ kanë nxjerrë në dritë emra të njohur të politikës italiane, biznesmenë si dhe persona shumë të rëndësishëm në vendin...