Politike

‘Do e heqësh atë shkollën e vjetër, atë ngrehinën’/ Rama në Berat: Kjo pjesa këtu duhet të jetë spektakël!

23 Janar 2021, 11:29 Nga DOSJA
‘Do e heqësh atë shkollën e vjetër, atë

BERAT– Kryeministri Edi Rama ka qënë sot i pranishëm në Berat aty ku ka inspektuar nga afër punimet në rrugën e re që lidh kalanë. Kreu i qeverisë i tha kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demos që ta shembin shkollën e vjetër që të rregullojnë pamjen e qytetit.

BISEDA:

Rama: Ku jemi me rrugën Berat-Fier?!
Inxhinieri: Hapen këto ditë vlerësimet.
Klosi: Ajo është një rrugë historike që do të ndihmojë Beratin
Rama: I di të gjitha këto, por ju prurjet e reja i doni të gjitha menjëherë, nuk keni durim, i doni të gjitha. për një ditë. Vlera më e madhe e kësaj rruge, është se do të rrisë cilësinë e Kalasë, pasi do të vijnë shumë makinë që këtej. Të lutem duhet të fillojmë punën për sheshin e madh poshtë. Do e heqësh atë shkollën e vjetër, atë ngrehinën, të rregullohet. Të hiqen ato gardhet dhe ajo do të jetë graviteti i ri për Beratin. Kjo pjesa këtu, duhet të jetë spektakël.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne berat edi rama ne berat

Sondazh

Poll