Politike

Përgjimet e Ndragheta-s/ Meta: Pastrimi i parave është i njohur nga të gjithë, të ndiqen nga institucionet shqiptare nëse

23 Janar 2021, 11:57 Nga DOSJA
Përgjimet e Ndragheta-s/ Meta: Pastrimi i parave është i njohur

DURRËS– Presidenti Ilir Meta nga Durrësi ka komentuar përgjimet e institucioneve italiane në lidhje me grupin ‘Ndragheta’. Presidenti është shprehur se pastrimi i parave është i njohur në vend e se nëse ka ndodhur në Shqipëri atëherë duhet të trajtohet nga institucionet shqiptare.


Pyetje: Në lidhje me mediat italiane lidhur me përgjimet ku përfshihen disa zyrtarë të lartë shqiptarë. mendoni se SPAK duhet të nisë hetimet.

Meta: Problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet edhe nga institucionet tona.

Megaoperacioni i autoriteteve italiane ka zbuluar se në Shqipëri është një kompani që kryen pastrim parash dhe mbi të gjitha kryen lidhjen mes qeverisë shqiptare dhe figurave të grupeve mafioze!

Biznesmeni Besnik Halili së bashku me figura të tjera të njohura në shtetin italian kanë dalë në dritë pas përgjimeve që u nisën nga finalizimit i megaoperacionit italian. Falë aksionit policor u vuri në pranga 50 persona, biznesmenë, e anëtarë të klanit Ndrangheta që kishin lidhje me qeveritarë e biznesmenë në Shqipëri. Të gjithë akuzohen se janë pjesë e një afere korruptive prej 250 milionë eurosh.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta megaoperacioni ne itali ilir meta megaoperacioni ne itali

Sondazh

Poll