Politike

U përmend në përgjimet e “Ndraghetas”, Erion Veliaj: Do dalin që kemi qenë shokë në çerdhe me Eskobarin!

23 Janar 2021, 12:10 Nga DOSJA
U përmend në përgjimet e “Ndraghetas”, Erion Veliaj:

TIRANË– Nga fshati Sinaballë i Rrogozhinës kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj komentoi përgjimet që kanë dalë në media të Ndraghetës, aty ku dhe përmendet kryetari i Bashkisë, që çon në dyshimet se flitet për të. Veliaj u shpreh se gjatë kësaj fushate do të dëgjohen çudira e se mund ta bëjnë shok çerdhje dhe me Eskobarin.


“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira, ku do dalim që kemi qenë shokë çerdheje me Eskobarin, lloj-lloj çudirash. Strategjia e Saliut ka qenë përça dhe sundo. I ka funksionuar në vitet ‘90. Hidhte helmin e vet, përçante veriun dhe jugun. Përçante myslimanë me të krishterë, përçante fshatin me qytetin. I funksionoi, por tani shqiptarët kanë parë botë me sy, dinë çfarë janë lajmet e rreme. Ata mund të hedhin helm, ata mund të marrin portale, ata mund të paguajnë rrjetet sociale që vënë gjoba, ata mund të bëjnë çfarë të duan. Por ne socialistët jemi të fokusuar tek data jonë, te kutia e votimit”, theksoi Veliaj.

Emri i kryetarit të Bashkisë u përmend në përgjimet që dolën në pah nga skandali i antimafias në Itali. Në përgjime biznesmenë të lidhur me Ndraghetan janë kapur duke biseduar me njëri-tjetrin për takime me Veliajn, me qëllim që ky i fundit ti favorizojë në ndërtimin e kullave shumëkatëshe në Tiranë, në këmbim të 20 përqindshit të vlerës së ndërtimit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj megaoperacioni ne itali erjon veliaj megaoperacioni ne itali

Sondazh

Poll