Politike

Përgjimet e “Ndraghetas”, Tabaku nxjerr videon: Mafiozët Rama dhe Veliaj, kjo është qeveria më e korruptuar në histori

23 Janar 2021, 10:20 Nga DOSJA
Përgjimet e “Ndraghetas”, Tabaku nxjerr videon: Mafiozët

TIRANË– Ish- deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas përgjimeve që kanë dalë në mediat italiane për aktivitetin mafioz të organizatës “Ndragheta”, ku përmenden edhe shqiptarë pranë kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thotë se kjo është qeveria më e korruptuar në historinë e Shqipërisë teksa ka publikuar edhe një video.

Megaoperacioni i autoriteteve italiane ka zbuluar se në Shqipëri është një kompani që kryen pastrim parash dhe mbi të gjitha kryen lidhjen mes qeverisë shqiptare dhe figurave të grupeve mafioze!

Biznesmeni Besnik Halili së bashku me figura të tjera të njohura në shtetin italian kanë dalë në dritë pas përgjimeve që u nisën nga finalizimit i megaoperacionit italian. Falë aksionit policor u vuri në pranga 50 persona, biznesmenë, e anëtarë të klanit Ndrangheta që kishin lidhje me qeveritarë e biznesmenë në Shqipëri. Të gjithë akuzohen se janë pjesë e një afere korruptive prej 250 milionë eurosh.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku megaoperacioni ne itali jorida tabaku megaoperacioni ne itali

Sondazh

Poll