Politike

TENDERAT/ Olta Xhaçka pyetet nga SPAK për rolin në blerjen e 300 mijë maskave për ushtrinë, ministrja: Na erdhën dhuratë

23 Janar 2021, 10:13 Nga DOSJA
TENDERAT/ Olta Xhaçka pyetet nga SPAK për rolin në blerjen e

TIRANË- SPAK ka nisur hetimet në lidhje me dy tendera e Ministrisë së Mbrojtjes, atë për blerjen e maskave për ushtrinë dhe tenderin për ushqimet. Në pyetje është marrë ministra Olta Xhaçka. Sipas “News 24” gjatë hetimeve për tenderin e ushqimeve është zbuluar edhe tenderi për blerjen e 300 mijë maskave për ushtrinë.

Pas nisjes së hetimeve SPAK dyshoi për abuzim, duke zbuluar më tej se tenderi në fjalë është rinegociuar nën argumentin e Xhaçkës se Ministrisë së Mbrojtjes se i erdhën asokohe maskat dhuratë dhe se nuk donte që të mbeteshin stok.

Na erdhën dhuratë masat, menduam se do të ishin stok’– deklaroi Ministrja Xhaçka.

SPAK ka nisur verifikimin e rolit të Olta Xhaçkës në këto tendera. Përveç tenderit për maskat, në hetim është dhe ai për blerjen e ushqimeve kundrejt nevojave të ushtrisë, që është denoncuar nga Partia Demokratike.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olta xhacka spak olta xhacka spak

Sondazh

Poll