Politike

Basha kujton Ibrahim Rugovën: Yll polar për të ardhmen e Kosovës (POSTIMI)

23 Janar 2021, 08:09 Nga DOSJA
Basha kujton Ibrahim Rugovën: Yll polar për të ardhmen e

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar ditën e sotme ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova në 15-vjetorin e vdekjes së tij. Në ‘Facebook’, Basha shkruan se Rugova është shqiptari që ka udhëhequr lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne e se ende vijon të mbetet shembull i europianizimit dhe i Europës moderne.

Kryedemokrati shton më tej se projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës.

POSTIMI I BASHËS:

‘Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne. Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë.’

Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i…

Posted by Lulzim Basha on Saturday, 23 Janar 2021

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ibrahim rugova lulzim basha ibrahim rugova lulzim basha

Sondazh

Poll