FOTO/ Skandali me vdekjen e Maradonës, ekspertiza zyrtare fajëson mjekun personal: Luque falsifikoi firmën
22 Janar 2021, 15:48Nga DOSJA
ARGJENTINË-Pothuajse dy muaj pas vdekjes së tij, ndarja nga jeta e Diego Maradonës vazhdon të prodhojë fakte të reja, e fundit nga ato që raportohen nga gazetat spanjolle është kjo: Dr. Leopoldo Luque ka falsifikuar firmën e Diegos. Raporti ka mbërritur pas krahasimit me dokumentet që ishin gjetur gjatë kontrollit në shtëpinë e Luque. Sot, një ekspertizë kaligrafike konfirmon dyshimet e prokurorëve që hetojnë vdekjen e padrejtë të Maradonas për shkak të keqpërdorimit ose neglizhencës mjekësore.
Kështu, është provuar zyrtarisht se dikush ka falsifikuar firmën e Maradonës për të hyrë në të dhënat e tij private mjekësore. Në dokumentin që u vlerësua orët e fundit, ekziston një tekst drejtuar selisë së arkivit të Klinikës Olivos të datës 1 shtator 2020 me tekstin e mëposhtëm: “Nga konsiderata ime më e lartë unë, Diego Armando Maradona, kërkoj të dorëzoj tek mjeku im personal Dr. Leopoldo Luque, një kopje të historisë time mjekësore. Faleminderit shumë “. Poshtë tekstit është edhe firma e Maradonës.
Tani duhet pritur se çfarë do të bëjë Prokuroria, megjithatë Neni 84 i Kodit Penal parashikon “një dënim me burgim nga një deri në pesë vjet burgim për ata që, përmes mosrespektimit, neglizhencës ose mungesës së aftësisë profesionale, shkaktojnë vdekjen e një personi tjetër”. Sapo të mbarojë faza e mbledhjes së provave, do të mblidhet një komision mjekësor me profesionistë prestigjiozë të specializimeve të ndryshme për të përcaktuar nëse ka pasur apo jo neglizhencë në kujdesin mjekësor të periudhës së fundit të Diego Armando Maradona.
Të dyshuarit janë Leopoldo Luque dhe psikiatri Agustina Cosachov, dy profesionistë të cilët, sipas dokumenteve, ishin ekipi mjekësor që trajtonte Maradona gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë me qira në lagjen San Andrés, në Tigre.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Skuadra e Kukësit ka afruar në këtë merkato mbrojtësin nga Lituania Rolandas Baravikas. Klubi verilindor ka arritur të sigurojë përfundimis...
TIRANË-Ferhan Hasani është futbollisti që në këtë merkato ka qënë i përfolur për një kalim te skuadra e Tiranës. Prej javësh drejtuesit bardheblu kanë disk...
SPANJË- Pas eleminimit nga Kupa e Mbretit nga skuadra e Alcoyano-s, Real Madrid ka konfirmuar se trajneri Zinedine Zidane është prekur nga koronavirusi. Te...
ANGLI – Mik McKarti, ish-trajner i Volves dhe Sanderland, do të zëvendësojë Neill Harris, që u shkarkua të enjten, në krye të pankinës së skuadrës së Kardifit. ...
SPANJE – Eshtë refuzuar ankesa e skuadrës katalanase të Barcelonës për rishqyrtimin dhe uljen e dënimit të kapitenit Lionel Mesi.Komisioni i Apelit pranë ...
TIRANE – Zv.kryeministri Erion Braçe, një tifoz i thekur të kuqve të kryeqytetit, ka gjetur mundësinë të urojë Partizanin për fitoren e derbit, duke i pë...
ELBASAN – Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar 14 të tjerë në gjendje të lirë, si autorë të përplasjeve të dhunshme gjatë derbit Partiza...
JAPONI – Qeveria japoneze ka vendosur që të mos i zhvillojë Lojërat Olimpike këtë verë, pasi ishin shtyrë nga nje vit më pare, për shkak të pandemisë Covi...