Politike

21 Janar 2021, 21:26 Nga DOSJA

TIRANË– Mediat ruse nuk e kanë pritur mirë shpalljen ‘non grata’ të diplomatit rus, Alexey Krivosheev nga Ministria e punëve të Jashtme në Shqipëri.

Në artikull të publikuar në një nga mediat lokale, Kommersant.ru, shkruhet se ambasada ruse në Tiranë, i konsideron të pabaza këto akuza. 

Ndër të tjera, në artikull shkruhet se sipas reagimit të ambasadës ruse në Tiranë, kjo e fundit ka bërë një shkelje, dhe ajo është publikimi i identitetit të diplomatit rus në njoftimin për shtyp.

Ambasada Ruse në Shqipëri i konsideron akuzat të pabazuara. Ata vunë në dukje se publikimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike,”- shkruan Kommersant.ru.

Diplomati rus u shpall ‘non grata’ pasditen e sotme. Ai akuzohet se ka shkelur rregullat e vendosura në Shqipëri gjatë përiudhës së pandemisë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alexey krivosheev shpallet non grata diplomati rus alexey krivosheev shpallet non grata diplomati rus

Sondazh

Poll