Politike

U bë kryetar Bashkie/ Balla sqaron çështjen e gardistit : Drejtoi grupin e snajperëve, na ndihmoi për rrjedjen e ngjarjes

21 Janar 2021, 21:15 Nga DOSJA
U bë kryetar Bashkie/ Balla sqaron çështjen e gardistit :

TIRANË- Sekreari i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ëhstë përgjigjur analistit Andi Bushati, pasi ky i fundit tha se PS-ja kishte graduar një nga personat që qëlloi ndaj turmës së protestuesve më 21 janar,

I ftuar në emisionin “Open”, Balla ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, duke shtuar se  grupi që ai drejtonte ishte grupi i zjarrit, por drejtonte grupin e snajperëve. Sipas tij, ish-kreu i bashkisë së Matit , Agron Malaj,  i ka ndihmuar për një pjesë të rrjedhës së ngjarjes.

“Nuk qëndron asgjë nga ato që thotë Bushati. Së pari ka të bëjë me qasjen nga ky proces, ka filluar atë ditë. Pas disa orësh prokuroria nxori disa urdhra arresti kundrejt atyre që kishin qëlluar. Është rasti i vetëm në 3- vite që policia nuk zbaton urdhër-arrestet e prokurorisë. Gjatë atyre ditëve deri në bllokimin e urdhër arresteve në prokurori ka ndodhur akti i fshirjes së kamerave të kryeminsterisë, ai që i ka fshirë është graduar nga Lul Basha deputet.  E kam kontaktuar atë ditë Agron Malaj. Nuk është e vërtetë se grupi i tij ka qënë grupi i zjarrit. Ai ka qënë në krye të snajperave, të cilat nuk kanë qëlluar. Për të rrezuar Sali Berishën në vitin 2013 na duhej koalicioni me LSI-në. Ilir Meta gjatë koalicionit me ne nuk ka qënë në Shqipëri më 21 janar. Për të shkatërruar regjimin e Sali Berishës na u desh të bënim koalicion me LSI-në. Dhe kështu shemben pengesën e parë,, tha Balla.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll