Bota

Tavanë romakë e dysheme prej lisi! FOTOT brenda shtëpisë super luksoze ku do të jetojë Ivanka Trump pas largimit nga Shtë

21 Janar 2021, 18:21 Nga DOSJA
Tavanë romakë e dysheme prej lisi! FOTOT brenda shtëpisë

SHBA– Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, vajza e Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner janë zhvendosur në Florida.

Ish-këshilltarët e lartë presidencialë kanë nënshkruar një qira njëvjeçare në një godinë super luksozë në Miami  para oqeanit, Arte Surfside.

Ende nuk dihet qeraja që çifti do të paguajë.  Arte është një nga komplekset më të shtrenjta në lagjen Surfside, me një çmim mesatar qiraje prej afro 47 000 dollarë në muaj. Një apartament i tij iu shit për 33 milionë dollarë një zyrtari nga Neë York muajin e kaluar.

Nuk është rastësi që Ivanka dhe Jared zgjodhën ndërtesën Arte, sepse siç zbulojnë mediat e huaja,  një nga zhvilluesit e saj, Alex Sapir, ka lidhje me presidentin e larguar Donald Trump.

Arte Surfside, një kompleks verbues në formë piramide me pamje nga Atlantiku, u projektua nga arkitekti italian Antonio Citterio në 2019.

Apartamentete janë të pajisura me tavanë romakë, dysheme lisi të bardha evropiane, dollapë poliformë, tavolina mermeri italiane, pajisje kuzhine dhe tarraca rreth perimetrit. Secili ka pika parkimi private të kontrolluara dhe perodrim të ashensorit me njohjen digjitale të gjurmëve të gishtave. Brenda gjendet një fushë private tenisi, pishinë e brendshme  prej 75 metrash, sauna dhe dhomë me avull, zonë  meditimi, palestër, dhomë ndenjie, kuzhinë dhe sallën e lojërave të fëmijëve.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ivanka trump shtepia e ivanka trump ivanka trump shtepia e ivanka trump

Sondazh

Poll