Bota

Bombardimet në 2017-ën, vazhdojnë pasojat në Egjipt, shtyhet gjendja e jashtëzakonshme me 3 muaj

21 Janar 2021, 18:08 Nga DOSJA
Bombardimet në 2017-ën, vazhdojnë pasojat në Egjipt, shtyhet

EGJIPT- Parlamenti i Egjiptit ka miratuar ditën e  sotme shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin me tre muaj. Kjo është herë e 15-të që në Egjipt shtyhet gjendja e jashtëzakonshme e vendosur në vitin 2017 për shkak të një sulmi terrorist. Dailynews Egypt shkruan se dy të tretat e deputetëve e kanë miratuar këtë shtyrje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Dekreti që është vendosur për këtë përcakton se Forcat e Armatosura dhe Policia do të marrin masat e nevojshme për tu përballur me terrorizmin dhe për të ruajtur sigurinë e qytetarëve. Kush nga qyetarët i shkel masat e marra nga gjendja e jashtëzakonshme do të dënohet

Gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë vendin u vendos për herë të parë në muajin prill të 2017-ës, pasi dy sulme terroriste me bombë brenda një Kishe lanë 54 persona të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bombardimet ne 2017 gjendja e jashte zakonshme ne egjipt bombardimet ne 2017 gjendja e jashte zakonshme ne egjipt

Sondazh

Poll

Bota 21 Janar 2021, 15:30

Tërmeti i fuqishëm 5.3 ballë godet Qipron

QIPRO– Një tërmet i fuqishëm ka goditur Qipron pak minuta më parë.Sipas faqes së tërmeteve për Europën ‘EMSC’, tërmeti ishte me magnitutë 5.3 të shkallës Rihter...